Infermier/e i/e Përgjithshëm
Në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit në mes të ISLAMIC RELIEF KOSOVA dhe Komunës së VUSHTRRISË për implementimin e projektit “Projekti i Integruar afatgjatë - Një rrugë drejt zhvillimit në Komunën e Vushtrrisë” gjatë viteve 2023-2026” me pin kod 020_004574 & 020_004720, ISLAMIC RELIEF për plotësimin e vendit të lirë të punës në pozitën: Infermier/e i/e Përgjithshëm / 1 pozitë, shpall këtë:
K O N K U R S
Titulli i punës: Infermier/e i/e Përgjithshëm
Nr. i ekzekutuesve: 1(një)
Numri i Referencës: IR/RKS - 06/2025
Përshkrimi i punës:
ISLAMIC RELIEF KOSOVA është organizatë humanitare ndërkombëtare që e realizon këtë projekt duke e bashkë financuar, monitoruar dhe bashkë-menaxhuar veprimtarinë e kuadrit shtesë profesional në kuadër të QKMF-së së Vushtrrisë të angazhuar në këtë projekt e që parasheh përmirësimin e shërbimit shëndetësor shtëpiak, ngritjen e cilësisë së shërbimeve mjekësore ndaj qytetarëve dhe kujdesin shtesë shëndetësor ndaj familjeve në nevojë në Komunën e Vushtrrisë - zonat rurale të komunës. Fokus mbeten vizitat në shtëpitë e pacienteve lehona dhe foshnjave të porsalindura, personave me aftësi të kufizuara, personave me sëmundje kronike si dhe personave të moshës së shtyrë.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Pranon dhe triazhon pacientët
- Përgatit pacientët për vizitë
- Kryen punët administrative të dokumenteve shëndetësorë
- Jep informata të sakta dhe të qarta pacientëve lidhur me kujdesin i cili u ofrohet në QKMF apo në terren
- Administron dhe mban llogari për terapinë e përshkruar nga doktori
- Ndërmerr të gjitha masat për parandalimin e të gjitha infeksioneve duke mirëmbajtur pajisjet e duhura për punë në QKMF apo në terren
- Merr anamnezë të saktë nga pacienti, mban evidencë, matë TA dhe asiston doktorin në kryerjen e punëve të përditshme
- Kryen sipas nevojës punët e kartotekës, Intervencës, Patronazhit, Terrenit dhe Edukimit shëndetësorë
- Kryen edhe punët tjera sipas urdhrit të Kryeinfermierit-ës së sektorit gjegjës, mjekut të ekipit dhe koordinatorit profesional të projektit
- Bënë aplikimin e terapisë paranterale në teren në bazë të udhëzimit të Mjekut
- Jep këshilla të duhura shëndetësore në teren për pacientët të cilët kanë nevojë për shërim të mëtejmë.
- Ofron edukim shëndetësor shtesë për pacientët në teren.
- Kryen detyra tjera relevante sipas pozitës.
Kriteret për aplikim:
- Diplomë Universiteti – Bachelor i Infermieriëse ose Diploma e shkollës së mesme e mjekësisë (drejtimi: infermieri e përgjithshme) - të bashkangjitet e noterizuar
- Kandidatët të cilët kanë përfunduar fakultetin jashtë vendit, duhet të kenë diplomën e nostrifikuar nga MASHT për të aplikuar
- Licenca për punë / valide (të bashkangjitet e noterizuar)
- Vërtetimi që nuk është në hetuesi dhe nuk zhvillohet ndonjë procedurë penale ndaj tij/saj
- Letërnjoftimin e Republikës së Kosovës (valid) – kandidati duhet të jetë shtetas i RKS
- CV e përditësuar
Aftësitë teknike:
- Aftësi të shkëlqyera ndërvepruese dhe komunikuese
- Aftësi në ndërtimin e marrëdhënieve të mira pune
- Njohuri në kompjuter
Projekti “Projekti i Integruar afatgjatë - Një rrugë drejt zhvillimit në Komunën e Vushtrrisë” gjatë viteve 2023-2026”
Bashkëfinancuesit: Islamic Relief Kosova dhe Komuna e Vushtrrisë
Vendi i punës: Komuna e Vushtrrisë (QKMF), Zonat rurale
Kohëzgjatja e kontratës sipas projektit: 30.04.2026.
Përgjegjës për procedurat e rekrutimit është Islamic Relief Kosova.
Afati i aplikimit:
Nga data 21/02/2025 deri më 06/03/2025 ora 23:59. Aplikacionet pas datës 06/03/2025 ora 23:59 nuk do te merren në konsideratë.
Mënyra e Aplikimit:
Aplikimi bëhet vetëm përmes webfaqes, duke i bashkangjitur edhe dokumentet e kërkuara në pjesën e aplikimit. Dokumentet duhet të ngarkohen në PDF.
SQARIM:
Përgjegjës për procedurat e rekrutimit është Islamic Relief Kosova.
Për pozitat e cekura më sipër do të ftohen vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit dhe të cilët kanë bashkangjitur dokumentet e kërkuara në aplikacion. Kandidatët do të ftohen për të ju nënshtruar procedurave të testimit/vlerësimit.
Për datën dhe vendin e mbajtjes së intervistës kandidatët do të njoftohen me kohë përmes e-mailit.
Në rast të mosvaliditetit apo mosfunksionimit të e-mail adresave dhe e-maileve të shënuara gabimisht nga ana e kandidatëve në formularin tonë elektronik dhe mos bashkangjitjes së dokumenteve të kërkuara në formularin online të aplikimit, Islamic Relief nuk do të mbaj përgjegjësinë për mos arritjen e e-maileve te kandidatët në fazën e ftesës për proceset rekrutuese dhe për mospërzgjedhjen e kandidatëve me dokumente të mangëta.
- Locations
- Vushtrri
- Employment type
- Full-time
About Islamic Relief Kosova
Islamic Relief is an independent humanitarian and development organization with a presence in over 40 countries worldwide. We have been fighting poverty and injustice for 30 years, in a world where over three billion people still live in poverty. Islamic Relief has been operating in Kosovo since 1999, being one of the first organizations to contribute to helping, rebuilding, and developing the country. To this day, we continue the same mission, assisting all those in need, with special care for families with orphaned children.
Infermier/e i/e Përgjithshëm
Loading application form